Pas humbjes së sotme nga Ferizaj, trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
NJOFTIMI I PLOTË:
FC Prishtina njofton se trajneri Afrim Tovërlani ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të ekipit të parë, pas ndeshjes ndaj KF Ferizaj, duke marrë përgjegjësinë për rezultatet e skuadrës.
Tovërlani mori drejtimin e ekipit më 25 nëntor dhe e udhëhoqi skuadrën në 15 ndeshje në të gjitha garat, me bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.
Klubi e falënderon për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij.
FC Prishtina do të njoftojë në ditët në vijim për zhvillimet e radhës.
Kuajt si “terapistë”: Metoda natyrale që po forcon trupin, m...
OpenAI: Reklamat nuk po vijnë në ChatGPT
Alban Dragusha ndahet me Ramiz Sadikut, pritet ta marrë drej...
Vetura godet për vdekje 74-vjeçarin në Skenderaj
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Jarijani
Mësohet arsyeja pse Courtois u zëvendësua pas pjesës së parë