Rezolutë historike e konsideron Izraeli, shpalljen e Iranit nga Shqipëria shtet sponsor të terrorizmit. Ministri i jashtëm izraelit Gideon Saar ka reaguar me një postim në X pak pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë me 79 vota pro të projektrezolutës për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Sipas Saar, votimi i kësaj rezolute është një tjetër demonstrim i dimensionit moral në politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai theksoi se terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike, çka ishte dhe thelbi i projektrezolutës së miratuar nga Shqipëria.
“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë”, shkruan ministri.
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet sponsor i terrorizmit
Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutën që shpall Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...