Spitali i Gjakovës ka reaguar ndaj njoftimit të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, për grevën e pretenduar të punëtorëve teknik. Sipas spitalit, njoftimi është i pasaktë dhe paraqet dezinformim, pasi spitali nuk ka marrëdhënie pune me këta punëtorë.
Shërbimet e higjienës realizohen nga një kompani private e kontraktuar, e cila është përgjegjëse për pagesat dhe obligimet ndaj punëtorëve të saj. Spitali thekson se nuk do të lejojë të përdoret si mbulesë për dështimet e palëve të tjera dhe sugjeron që sindikata të adresojë çështjet tek punëdhënësi real.
Spitali gjithashtu kujton se që nga viti 2009, shërbimet teknike dhe higjienike janë të privatizuara dhe nuk ka staf të drejtpërdrejtë në këtë sektor./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...