Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror gjatë natës në Iran, duke shënjestruar zyrtarin e lartë iranian Ali Larijani.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, bëri me dije se Ali Larijani u vra gjatë ktij sulmi.
“Sapo u informova për vdekjen e zyrtarit të lartë iranian të sigurisë pas sulmeve izraelite gjatë natës”, tha ai.
Në një tjetër operacion të kohëve të fundit, forcat izraelite kanë goditur gjithashtu në Iran udhëheqësin e Xhihadit Islamik Palestinez, Akram al-Ajouri, së bashku me disa figura të tjera të rëndësishme të këtij grupi.
Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, konfirmoi zhvillimet, duke theksuar se gjatë natës janë arritur “rezultate të rëndësishme në eliminime”, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në ecurinë e operacioneve ushtarake. Ai la të kuptohet se këto arritje lidhen edhe me sulmin ndaj Larijanit.
Sipas Zamir, objektiv i sulmeve kanë qenë edhe operativë të nivelit të lartë të përfshirë në aktivitete terroriste, të lidhur me Gazën dhe Bregun Perëndimor, të cilët ishin strehuar në një banesë të sigurt në Teheran në momentin e goditjes.
/rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...