Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste, për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor i terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste”, si dhe shpalljen e menjëhershme të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste.
Në seancën plenare ku munguan deputetët e Partisë Demokratike, kryetari i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, ftoi deputetët që të miratojnë një rezolutën që sipas tij, “lidhet me çështje më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare dhe rendit global, lufta kundër terrorizmit dhe përgjegjësinë e shteteve që e mbështesin ose që e tolerojnë atë”.
Nisma u ndërmor nga Partia Socialiste për miratimin e rezolutës në mënyrë urgjente, ndërsa opozita e ka cilësuar miratimin jo në kohën e duhur.
Sipas draftrezolutës, tashmë të miratuar në Kuvend, e bashkon Shqipërinë me SHBA-në dhe vendet e të tjera në shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Hezbollahut si organizata terroriste.
Rezoluta synon të dënojë veprimet e Iranit në rajonin e Gjirit dhe përpjekjet e tij për të destabilizuar sigurinë globale.
Kjo lëvizje vjen në një kohë tensionesh të larta pas sulmeve të raportuara të Iranit ndaj vendeve fqinje.
Së fundmi, në mbrëmjen e 9 marsit, Kuvendi konstatoi akses të paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve u vu re re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.
Sulmi u mor përsipër nga nga grupi i hakerave “Homeland Justice”.
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...
Kusari-Lila: Rritja e çmimeve të naftës vjen nga tregu ndërk...
SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend ...