Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me CEFTA-n, ka mbajtur një punëtori të përbashkët, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe të komunitetit të biznesit.
Në këtë aktivitet, ministrja Mimoza Kusari-Lila theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për një angazhim më të fuqishëm dhe aktiv në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Ajo bëri të ditur se Kosova po vazhdon të marrë pjesë në negociata, në bashkëpunim të ngushtë në nënkomitetet e ndryshme, si dhe në adresimin në kohë reale të barrierave tregtare me palët e tjera.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj një angazhimi më të fortë dhe aktiv në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. Kjo përfshin pjesëmarrjen e vazhdueshme në negociata, bashkëpunimin e ngushtë në nënkomitetet e ndryshme, si dhe përpjekjet proaktive për adresimin në kohë reale të barrierave tregtare me palët e tjer. Për më tepër, kemi përshpejtuar ratifikimin e protokolleve shtesë të ceftës 5, 6 dhe 7 dhe në muajt në vijim duke përçuar më tej angazhimin tonë për integrimin ekonomik rajonal dhe lisimin e tregtisë. Megjithatë, siç kemi par, bashkëbashkëpunimi nuk mund të jetë rrugë njëkahëshe. Dhe kur e them këtë, e mendoj bashkëpunimin ndërsiel me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Përderisa ne vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona, të zbatojmë reformat e nevojshme, të fillojmë integrimin rajonal, presim gjithashtu edhe nga angazhimet e Bashkimit Evropian që të respektohen dhe zbatohen. Besueshmëria e këti procesi varen në fund nga besimi ndërsiel dhe nga përmbushja e obligimeve të të dyja palëve në këtë rast dhe të të gjitha palëve në marrëveshjet rajonale. Të nderuar kolegë, të dashur bashkëpunëtor, puna jonë në kuadër të nënkomiteteve dhe institucioneve të ceftës ndikon drejtpërdrejt në mundësi që i ofrohën bizneseve tona, në konkurrueshmërinë e ekonomisë tonë dhe në përmirësimin e qytetarëve tonë. Dua të i falenderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të gjithë juve që jeni pjesëmarrës aktiv edhe në tregun e punës edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Përmes përpjekjeve tuaja të vazhdueshme, jam e bindur se do të shndërrojmë këto angazhime rajonale dhe evropiane në rezultate konkrete dhe domethënëse. Në përfundim, dëshiroj të theksoj tri pika. Së pari, të uroj edhe njëherë zonjën Pranvera Kastrati dhe t’i dëshiroj shumë suksese në rolin e saj si drejtore e ceftës. Së dyti, t’u uroj kolegëve tanë nga Republika e Shqipërisë kryesim të suksesshëm në vitin 2026. Dhe së treti, të inkurajoj përfaqësuesit tanë qeveritarë dhe ata të komunitetit të biznesit në Kosovë të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontribuar në mënyrë aktive në diskutimet dhe rezultatet e kësaj veprimtarie. Cefta, më shumë se çka do tjetër, duhet të jetë fasilitator për rritje të qëndrueshme ekonomike, për shkëmbime më të larta tregtare dhe bashkëpunim për ngritjen e standarteve të përbashkëta industriale dhe gjithësektoreve të tjerë të cilët”, tha ajo./Arbresh.info
Rezoluta e plotë e Kuvendit për shpalljen e Iranit shtet spo...
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani në trajtim intensiv për plagë të...
Tensionet rajonale, Kina ofron ndihmë humanitare për Iranin,...
Sekuestrohen mbi 2 mijë palë syze dielli “Gucci, “Porsche” d...
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës