Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
“Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh”, tha ai në një postim në Facebook.
Vitia u zotua se ky projekt do të realizohet sipas standardeve më të larta.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro. Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...