Ka vdekur Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tha se i ndjeri la pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.
Përmes postimit në Facebook, kreu i Aleancës ngushëlloi familjen Curri, dhe të gjithë bashkëluftëtarët e familjeve të dëshmorëve, njofton Klankosova.tv.
Postimi i plotë:
Paska ndërruar jetë Esat Curri, babai i dëshmorit Ferit Curri. Baca Esat u nda nga kjo botë duke lënë pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica.
Për vite me radhë ai ishte edhe kryetar i familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Obiliq, duke qenë zë dhe mbështetje për shumë familje që bartin të njëjtën dhimbje e krenari.
Ngushëllime të sinqerta familjes Curri, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve e familjeve të dëshmorëve!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...