Shefi i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Kosovës, Arjan Tahiri, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Në një postim në Facebook, Tahiri përshkruan vizitën si një moment të rëndë dhe emocional.
Ai tha se takimi me Thaçin dhe Veselin, figura që sipas tij udhëhoqën vendin në momentet më të vështira të rrugëtimit për liri, e ka prekur thellë në shpirt.
“T’i shohësh sot prapa mureve të burgut, larg familjeve dhe vendit për të cilin sakrifikuan gjithçka, të prek thellë në shpirt. Kosova nuk harron. E vërteta dhe drejtësia do të dalin në dritë”, shkroi Tahiri.
Tahiri shtoi se historia e Kosovës është e lidhur ngushtë me sakrificën e ish-udhëheqësve, dhe se qëndrimi i tyre mbetet i pathyeshëm.
Tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të...
Trembëdhjetë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët