Është hapur konkursi për anesteziologë të rinj në institucionet publike shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se 25 anesteziologë do kenë mundësi të punësohen së shpejti
“Sot është hapur konkursi për pranimin e 25 anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore. Angazhimi i tyre do të bëhet në sektorët ku ka më së shumti nevojë, me qëllim lehtësimin e ngarkesës së stafit dhe uljen e listave të pritjes për pacientët. Mirëpresim angazhimin dhe kontributin e tyre në forcimin e institucioneve publike shëndetësore”, ka shkruar Vitia.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës