Çarshia e Vjetër e Gjakovës është rrethuar nga policia dhe forcat e emergjencës pas vrasjes që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një nga lokalet e kësaj zone.
Sipas Policisë, rreth orës 05:30 në rrugën Rruga Vëllezërit Frashëri dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Fotografitë nga T7 gjatë paradites tregojnë një skenë të izoluar në zemër të qytetit. Shiritat e verdhë të policisë kanë bllokuar hyrjen në rrugicën me kalldrëm të Çarshisë, ndërsa disa zyrtarë policorë shihen aty.

Në mes të rrugës shihet një automjet zjarrfikës i pozicionuar pranë lokaleve, ndërsa patrullat policore dhe hetuesit po vazhdojnë procedurat në vendin e ngjarjes. Një pjesë e zonës është e boshatisur, ndërsa aktiviteti i zakonshëm i mëngjesit në këtë pjesë të qytetit duket se është ndërprerë.

Zona ku ndodhi ngjarja është një nga më të frekuentuarat në Gjakovë, e njohur për kafene dhe restorante që zakonisht mbushen me njerëz.
Policia ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar për t’i sqaruar rrethanat e vrasjes dhe për kapjen e të dyshuarit, i cili gjendet në arrati.

Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...