Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Çarshinë e Vjetër” në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ndërsa lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë dhënë më shumë detaje.
Sipas njoftimit nga Prokuroria rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e rëndë’’.
Njoftmi i plotë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.
Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.
Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.
Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.
LEXO EDHE
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat e plumbave
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër