Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka nisur një punëtori dyditore me temën “Politikat Mbështetëse përmes Programit të Pagesave Direkte, Programit të Zhvillimit Rural dhe projekteve të ujitjes”, me qëllim diskutimin dhe avancimin e politikave për zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë.
Sipas njoftimit , ministri Armend Muja theksoi se prioritet mbeten rritja e prodhueshmërisë, përkrahja e fermerëve të rinj dhe zhvillimi i sistemit të ujitjes.
“Prioritetet tona kryesore mbeten rritja e prodhueshmërisë në bujqësi, përkrahja e fermerëve të rinj dhe krijimi i mundësive për diversifikimin e aktiviteteve ekonomike në zonat rurale. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe zhvillimit të sistemit të ujitjes, si dhe sektorit të pyjeve, i cili ka potencial të madh zhvillimor. Për këtë arsye, më 21 të këtij muaji do të plasohet programi i ri për sektorin e pyjeve, ndërsa javën e ardhshme do të prezantojmë edhe programin për sistemin e ujitjes,” tha ministri Muja.
Në punëtori morën pjesë edhe sekretarja e Përgjithshme Venera Çerkini, përfaqësues të departamenteve të ministrisë dhe ekspertë të politikave bujqësore.
MBPZHR njofton se diskutimet fokusohen në efektet e Programit të Pagesave Direkte në sektorin e drithërave, hortikulturës dhe masat e sigurimeve bujqësore, si dhe në modernizimin e sistemit të ujitjes për rritjen e produktivitetit dhe përballimin e sfidave klimatike.
“Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtohet edhe gjendjes aktuale të sistemit të ujitjes në Kosovë, me fokus në modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së ujitjes, si një faktor kyç për rritjen e produktivitetit bujqësor dhe përballimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...