Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rreth 50 për qind e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.
Në një postim në Facebook, Rama ka njoftuar se raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për këtë çështje ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Shërbimi Zjarrfikës dhe Shpëtimit, si dhe drejtorët e disa drejtorive komunale.
“Raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, kam ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfiksat dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave. Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren. Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore.”, ka shkruar Rama.
“Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, u shpreh kryetari i Prishtinës./Arbresh.info
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...