Bora Basketball triumfoi ndaj GO+ Pejës me rezultat 80:72, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll. Për skuadrën pejane kjo ishte humbja e pestë rresht në kampionat.
Me këtë fitore, Bora është shkëputur në pozitën e tretë të tabelës me 37 pikë, ndërsa Peja mbetet në vendin e pestë me 34 pikë.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që fituan çerekun e parë 23:18, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 41:39 në të mirë të vendasve. Në përfundim të çerekut të tretë Peja ishte ende në epërsi 58:53, por Bora reagoi fuqishëm në dhjetëminutëshin e fundit duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren.
Shaquan Jules ishte ndër më të mirët te Bora me 18 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Tyler Cheese spikati me 25 pikë dhe katër asistime.
Te Peja u dallua Cesare Edwards me nëntë pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa më efikasi ishte Daquan Bracey me 19 pikë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...