Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka ndjekur nga afër garën e skijimit në Bjeshkën e Madhe, një aktivitet të organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se rritja e interesimit për sportet dimërore dhe bukuritë natyrore të bjeshkëve tona tregojnë qartë potencialin e madh të Kosovës për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit.
“Në Bjeshkën e Madhe ndoqëm nga afër garën e skijimit, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës. Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë e jashtëzakonshme dhe terrenet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë qartë potencialin e madh që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit”, shkroi kreu i AAK-së.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...