Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte, përkatësisht atyre ndërtimore, si dhe mbeturinave vëllimore, si mobilje dhe inventar shtëpiak.
Sipas njoftimit të tij, ky lokacion është në dispozicion për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë të largojnë mbeturina të kësaj natyre, ndërsa deponia ndodhet në rrugën “Qëndresa”.
Rama ka bërë të ditur se për dërgimin e mbeturinave në këtë pikë, qytetarët duhet të kontraktojnë ndërmarrjen publike KRM Pastrimi ose ndërmarrjen Gjelbër.
“Hedhja e këtyre mbeturinave në Kryeqytet është e ndaluar”, ka theksuar ai.
Ai ka njoftuar gjithashtu se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuar me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.
Sipas tij, masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë gjoba, si dhe konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave.
“Bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Rama.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se shohin persona apo biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo mbeturina të tjera të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ta lajmërojnë Policinë ose Inspekcionin e Komunës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...