Portieri i Real Madrid CF, Thibaut Courtois, ka hedhur poshtë spekulimet se kishte përçarje mes lojtarëve dhe ish-trajnerin Xabi Alonso-s.
Sipas disa medieve të huaja, largimi i Alonsos nga stoli i Real Madrid ishte rezultat i një marrëdhënieje të tensionuar me dhomat e zhveshjes.
Megjithatë, Courtois u shpreh se nuk kishte asnjë përpjekje nga lojtarët për shkarkimin e trajnerit.
“Nuk ka tentuar askush të shkarkojë Xabin. Ne punuam fort. Është thënë se nuk na pëlqenin taktikët apo analizat me video. Por unë kam pasur një trajner si Antonio Conte ku uleshim një orë çdo ditë në takime. Nuk ka rëndësi, sepse jemi profesionistë dhe puna vjen e para,” tha Courtois.
Ai theksoi se ky lloj përgatitjeje është pjesë normale e sportit në nivel të lartë.
“Nëse duhet të shikoj gjysmë ore video, e bëj. Është pjesë e përgatitjeve për ndeshjet. Këtë verë kam folur me lojtarë të NFL që uleshin nga nëntë e mëngjesit deri në gjashtë ose tetë pasdite duke analizuar video. Nuk ka asgjë të çuditshme”, theksoi ai.
Deklarata e Courtois heq dyshimet mbi raportin e brendshëm te Real Madrid dhe thekson profesionalizmin e skuadrës edhe pas periudhave të vështira me ndryshimet në stolin e trajnerit.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...