Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për qendërmbrojtësin uruguaian dhe kapitenin e klubit, Ronald Araujo, me klubin katalanas që pritet të shqyrtojë propozimet gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas informacioneve të fundit, fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, dhe skuadra angleze Manchester United tashmë kanë shprehur interes për transferimin e mbrojtësit. Ndërkohë, edhe Chelsea pritet t’i bashkohet garës për shërbimet e lojtarit.
Barcelona e vlerëson 27-vjeçarin rreth 100 milionë euro, ndërsa platforma Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij në rreth 25 milionë euro. Kontrata aktuale e Araujo me klubin katalanas është e vlefshme deri në vitin 2031.
Ende nuk dihet nëse ndonjë nga gjigantët evropianë mund ta paguajë këtë çmim pasi paraqitjet e fundit të uruguaianit kanë dëshpëruar shpesh herë, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Araujo ndërkohë nuk do ta refuzonte një largim nga “Camp Nou” në rast që skuadra ia kërkon edhe shkaku i minutazhës së ulët, pra nuk është më titullar i padiskutueshëm.
Fillimisht Araujo është i interesuar për ta ndihmuar Barcelonën që ta eliminojë Newcastle Unitedin në Ligën e Kampionëve për t’u kualifikuar në çerekfinale./Telegrafi/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...