Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se prania e KFOR-it në Kosovë do të vazhdojë pa një afat të caktuar për përfundim, duke theksuar rolin e forcave në sigurimin e paqes dhe hapësirës për dialog politik.
Në një intervistë për mediat serbe, Ulutash theksoi se vlera e KFOR-it qëndron në praninë e dukshme dhe fleksibile në terren, qasjen e paanshme ndaj të gjitha komuniteteve dhe ofrimin e hapësirës për dialog politik. Ai shtoi se mandati i forcave bazohet në Rezolutën 1244 të OKB-së, ndërsa çdo vendim për të ardhmen i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s.
“Vlera e shtuar e KFOR-it është trefishtë, kemi një prani të dukshme, fleksibile dhe të përshtatshme në gjithë Kosovën, kemi një qasje të paanshme duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë, dhe vazhdojmë të ofrojmë hapësirë për dialog politik.Mandati i KFOR-it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nuk ka një afat përfundimtar. Çdo vendim për të ardhmen e KFOR-it i takon Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s.KFOR do të vazhdojë të përshtatet sipas nevojës dhe do të mbetet pjesë thelbësore e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për siguri të qëndrueshme në Kosovë”, tha ai.
Ai shtoi se NATO mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ulutash: Qe më shumë se dy vjet NATO kërkon që autorët e Ban...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...