Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social ka njoftuar se ushtria amerikane kishte bombarduar ishullin Kharg të Iranit.
“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në Historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në perlën e Iranit, ishullin Kharg”, tha Trump, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Kam zgjedhur të MOS e zhduk Infrastrukturën e Naftës në Ishull. Megjithatë, nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të ndërhyrë në Kalimin e Lirë dhe të Sigurt të Anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, vazhdoi ai.
Në përgjigje, ushtria e Iranit thotë se infrastruktura e naftës dhe energjisë që i përket firmave që punojnë me SHBA-në do të “shkatërrohet menjëherë dhe do të shndërrohet në një grumbull hiri” nëse sulmohen objektet e saj të energjisë, raportuan mediat lokale.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...