Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka njoftuar për rritje të ndjeshme të mbështetjes financiare për sportistet dhe trajneret femra.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i sportit të Kosovës, bëri të ditur se koeficienti i mbështetjes është rritur me 100 për qind, duke e dyfishuar shumën nga 200 euro në 400 euro.
Sipas ministrit, ky vendim synon të forcojë rolin e grave në sport dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillim dhe përkushtim në arenën sportive.
“Me këtë vendim kemi dyfishuar mbështetjen për sportistet dhe trajneret femra. Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e grave në sport dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim,” ka shkruar Gashani.
Ai theksoi gjithashtu se sportistet kosovare kanë sjellë disa nga sukseset më të mëdha ndërkombëtare për vendin dhe kanë ngritur lart flamurin e Kosovës në arenën sportive.
Sipas tij, mbështetja për to nuk është vetëm një obligim institucional, por edhe një investim i rëndësishëm në të ardhmen dhe suksesin e sportit kosovar.
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Gjesti në Gjykatë deklaron se kishte vepruar në gjendje afek...
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...