Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Almqvist

15:50 | 13 Mars 2026
Q L

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me rastin e shënimit të Ditës së Shën Patrikut.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin për këtë festë dhe theksoi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Irlandës. Ai e falënderoi Irlandën për mbështetjen ndaj Kosovës, përfshirë vendimin për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike, si dhe për përkrahjen në proceset e integrimit evropian, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, për ndarjen e përvojave të Irlandës në angazhimin me diasporën, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve kulturore ndërmjet dy vendeve.