Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të Ditës së Shën Patrikut nga Ambasadori jorezident i Irlandës në Republikën e Kosovës, Sh. T. Ragnar Almqvist.
Në fjalën e tij, Konjufca theksoi lidhjen e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Irlandës, dy vende që, pavarësisht distancës gjeografike, ndajnë përvoja historike të ngjashme dhe një përkushtim të përbashkët për lirinë, demokracinë dhe integrimin evropian.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme të Irlandës për Kosovën dhe për rolin e saj në përkrahjen e perspektivës evropiane të vendit tonë.
Në këtë rast, u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe e bashkëpunimit në çështje me interes të përbashkët në nivel evropian dhe ndërkombëtar./Arbresh.info
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...