Shoqata Down Syndrome Kosova njofton se përfaqësues të Policisë së Kosovës vizituan qendrën e saj dhe dhuruan një donacion prej 1,362 eurosh, të mbledhur nga vetë zyrtarët policor.
Në një komunikatë, shoqata falënderoi Policinë e Kosovës për “bashkëpunimin në forma të ndryshme dhe mbështetjen ndaj kauzës sonë”. Donacioni do të përdoret për shërbimet terapeutike dhe sociale që shoqata ofron në pesë qendrat e saj pa pagesë.
Shoqata thekson se “qëndrueshmëria e këtyre shërbimeve vazhdon të jetë sfiduese, por iniciativa të tilla kontribuojnë në mbështetjen e tyre” dhe fton publikun që të vazhdojë të qëndrojë pranë.
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...