Në kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit, Ambasada Britanike në Kosovë ka dhuruar një donacion të rëndësishëm për Policinë e Kosovës.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata, dhe përfaqësuesja e ambasadës britanike, Emma Huntley, nënshkruan marrëveshjen për pranim-dorëzimin e donacionit, i cili përfshin 2 automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse, me një vlerë totale prej 153,000 eurosh.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Sipas komunikatës, ky donacion do të ndihmojë njësitet policore në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë. Pajisjet e specializuara do të luajnë një rol të rëndësishëm në profesionalizimin e punës së Policisë, veçanërisht të njësive kufitare që kujdesen për parandalimin e krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës