Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga zjarri në një qytet në perëndim të Zvicrës.
Kështu ka njoftuar policia zvicerane, e cila ka dhënë edhe disa detaje rreth incidentit, shkruan bbc.
Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në Kerzers – i njohur në frëngjisht si Chietres – në kantonin e Fribourg, rreth 20 km (12 milje) nga kryeqyteti, Bern.
Po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi dhe mediat lokale raportuan se ishte dërguar një helikopter.
Video e publikuar nga mediat lokale tregon një autobus në flakë, dhe një banor lokal tha se kishte parë një kolonë të dendur tymi.
Autoritetet zvicerane tonë se shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe se po bëhen hetime.
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë