Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk është plotësisht i kënaqur me disa vendime të administratës amerikane, duke përfshirë edhe zbatimin e sanksioneve ndaj kompanisë Naftna Industrija Srbije, të vendosura fillimisht nga ish-presidenti amerikan Joe Biden në fund të mandatit të tij.
Në një intervistë për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, Vuçiq tha se amerikanët kanë ndihmuar shumë në rajon duke garantuar paqe dhe stabilitet në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Amerikanët na kanë ndihmuar shumë në rajon duke garantuar paqe dhe stabilitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithatë, shpresoja që ata të mbanin një qëndrim më të ashpër kundër regjimit të Kurtit në Kosovë. Ata po provokojnë të gjithë serbët që jetojnë atje”, tha Vuçiq.
Ai kritikoi gjithashtu forumin e Bordit të Paqes, ku sipas tij presidentja e Kosovës Vjosa Osmani paraqitet si “ylli kryesor”, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të pritej nga administrata e Trumpit.
Duke folur për perspektivën evropiane të vendit, Vuçiq theksoi se Beograd po intensifikon përpjekjet për t’u afruar me Bashkimin Evropian, megjithëse nuk pret që Serbia të bëhet anëtare e plotë në një të ardhme të afërt.
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa