Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj Iran

08:45 | 10 Mars 2026
E.H

Çmimi i naftës shënoi rënie pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Iran që të mos ndërhyjë në një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me energji.

Trump deklaroi se çdo përpjekje e Iranit për të penguar qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit do të përballet me reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ata do të goditen nga SHBA-ja 20 herë më fort se sa janë goditur deri tani”, ka theksuar ai.

Në tregjet aziatike, çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi.

Një ditë më parë, çmimi kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi për shkak të frikës se lufta mund të zgjasë, por u ul pasi Trump la të kuptohej se konflikti mund të përfundojë shpejt.

Gjatë një konference për media në Florida, ai presidenti i SHBA-së tha se ndërhyrja ishte ndërmarrë për të larguar një kërcënim dhe se sipas tij konflikti pritet të jetë afatshkurtër.

Shpërndaje në rrjete sociale