Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmet me raketa balistike të Iranit ndaj Turqisë duke theksuar se Shqipëria e dënon këtë akt me forcën më të madhe.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se fakti që ky është sulmi i dytë në ditët e fundit përbën një shqetësim të madh dhe “thekson më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.”
Rama thekson më tej se Turqia është një vend mik, partner strategjik i Shqipërisë dhe aleat i vlerësuar i NATO-s.
“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë. Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë në ditët e fundit është jashtëzakonisht shqetësues dhe thekson edhe më shumë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve. Turqia është një vend mik, partner strategjik i Shqipërisë dhe aleat i çmuar i NATO-s”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Ai vë në dukje se sulmet e Iranit ndaj fqinjëve të vet janë të rrezikshme dhe mund të përshkallëzojnë mëtej situatën dhe paraqesin kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
“Përpjekjet e regjimit iranian për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri përmes sulmeve të vazhdueshme ndaj fqinjëve të vet janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Veprime të tilla rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe paraqesin kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”, nënvizoi kryeministri.
Rama shkruan gjithashtu se “Shqipëria vlerëson reagimin e shpejtë të NATO-s në mbrojtjen e territorit, hapësirës ajrore dhe qytetarëve të Aleancës. Shqipëria qëndron fort krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës sonë“
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...
Zgjedhja e Presidentit, Lushaku: S’kemi refuzuar asnjë emër,...