Kylian Mbappé është rikthyer në Madrid pas një qëndrimi njëjavor në Paris, ku shkoi për të marrë një opinion të dytë mjekësor për problemin në gju. Ylli francez u kthye të dielën në mesditë në kryeqytetin spanjoll dhe tani do ta vazhdojë procesin e rikuperimit në qendrën stërvitore të Real Madrid në Valdebebas.
Fillimisht udhëtimi në Paris kishte për qëllim një kontroll shtesë mjekësor, i cili konfirmoi diagnozën që i ishte bërë nga stafi mjekësor i klubit madrilen: ndrydhje në gjurin e majtë. Edhe specialisti francez Bertrand Sonnery-Cottet dha të njëjtin vlerësim dhe rekomandoi vazhdimin e trajtimit konservativ.
Mbappé tashmë ka 13 ditë jashtë fushave dhe gjatë kësaj kohe trajneri Álvaro Arbeloa është detyruar të luajë tri ndeshje pa golashënuesin kryesor të ekipit. Megjithatë, në klub nuk duan të rrezikojnë me rikthimin e tij para kohe.
Sulmuesi francez kishte luajtur për gati tre muaj me shqetësime në gju, derisa dhimbja u bë e padurueshme dhe u vendos që të ndalet plotësisht për një periudhë rikuperimi më të thellë. Tani procesi po vazhdon me kujdes, duke rritur gradualisht ngarkesën fizike.
Objektivi i parë real për rikthimin e tij është ndeshja e kthimit në UEFA Champions League ndaj Manchester City, e cila zhvillohet më 17 mars. Në atë takim pritet të rikthehet edhe Jude Bellingham.
Gjatë qëndrimit në Paris, Mbappé u pa edhe duke kaluar kohë me familjen dhe miqtë e tij. Ai u shfaq në qytet së bashku me nënën e tij, Fayza Lamari, ndërsa sipas mediave franceze pati edhe një takim me ish-shokun e skuadrës Achraf Hakimi.
Megjithatë, fokusi i tij mbetet te Real Madridi. Kur u pyet nëse do ta ndiqte ndeshjen PSG–Monaco, ai u përgjigj shkurt: “Jo, luan Real Madridi”.
Tani sulmuesi është rikthyer në Valdebebas, ku do të vazhdojë rehabilitimin me synimin që të rikthehet në fushë vetëm kur të jetë plotësisht në formë. Javët në vijim do të jenë vendimtare për madrilenët, të cilët përveç duelimit me Cityn në Champions i pret edhe derbi i madh ndaj Atlético Madrid në La Liga.
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...