Një rast i ndershmërisë qytetare ka ndodhur gjatë ditës së premte (6 mars) në Suharekë.
Policia ka njoftuar se qytetarja V. F. nga fshati Peqan, duke kaluar pranë një restoranti në Suharekë, ka gjetur 300 euro para të gatshme në tokë. Ajo ka raportuar rastin dhe i ka dorëzuar mjetet financiare në Stacionin Policor Suharekë rreth orës 20:15 të po asaj dite.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas verifikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar personi që i kishte humbur paratë, një qytetar nga Suhareka, të cilit më pas i janë dorëzuar mjetet e gjetura në stacion.
“Policia e Kosovës falënderon qytetaren për veprimin e saj shembullor dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të ndjekin këtë model të ndershmërisë dhe bashkëpunimit me institucionet. Gjithashtu, rikujtojmë qytetarët se marrja e sendit të huaj, edhe nëse është i gjetur në rrugë apo kudo tjetër, përbën vepër penale dhe është e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...
Sulmi i Iranit ndaj Turqisë-Rama: Shqipëria e dënon me forcë...
Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...