Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka sqaruar sot deklaratën e tij të dhënë në ‘podcast’-in e një radio lokale në gjuhën serbe, duke thënë se ka ngatërruar dy ngjarje të ndryshme – kthimin e tokës për Manastirin e Deçanit dhe lejimin e vizitës së Patriarkut Porfirije në vitin 2023.
Rashiq ka bërë të ditur se deklarata e tij se kryeministri Kurti i kishte thënë “këtë e bëmë për ty” gjatë vendimit për kthimin e tokës së manastirit nuk ka qenë e saktë.
“Në një paraqitje në podcastin e ‘Radio Gorazhdevac’ deklarova se gjatë marrjes së vendimit për kthimin e tokës së Manastirit të Deçanit, kryeministri Kurti më kishte thënë: ‘Këtë e kemi bërë për ty’. Kjo deklaratë e imja nuk ishte plotësisht e saktë, pasi këtë fjali e kam ngatërruar me një bisedë që kishte ndodhur më herët, gjatë miratimit të vizitës së patriarkut serb, kur ajo fjali ishte thënë”, ka deklaruar Rashiq.
Ai theksoi se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm, duke shtuar se ngatërrimi i ngjarjeve ka ndodhur për shkak se kanë kaluar disa vite nga ato zhvillime.
“Gabimi im ishte i paqëllimshëm dhe ngatërrimi i ngjarjeve ka ndodhur sepse kanë kaluar disa vite nga atëherë. Kërkoj falje nëse deklarata ime ka krijuar konfuzion”, ka thënë Rashiq, raporton Kossev.
LEXO EDHE:
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...