Mojtaba Khamenei është zgjedhur Lideri i ri Suprem i Iranit, duke zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamenei i cili u vra nga sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.
Ai u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit, raportojnë mediat shtetërore, shkruan BBC.
Mojtaba është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.
Ai i mbijetoi sulmeve ushtarake ndaj Iranit dhe tani pritet ta udhëheqë vendin.
Lideri Suprem i Iranit ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore.
88 anëtarët e asamblesë kanë qenë duke vendosur se kush do ta marrë rolin pas vrasjes së Khameneit. Sipas sistemit të Iranit, udhëheqësi suprem duhet të jetë një udhëheqës i lartë me autoritet politik dhe fetar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se emërimi i Khameneit si pasardhës i babait të tij do të ishte “i papranueshëm” për të./abcnews.al
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...