Ditët e para të marsit kanë sjellë një atmosferë pranverore në bregdetin e Shëngjinit. Moti i ngrohtë dhe rrezet e diellit kanë tërhequr dhjetëra vizitorë, të cilët gjatë fundjavës zgjodhën të kalojnë disa orë pranë detit.
Shëtitorja përgjatë vijës bregdetare ishte e gjallëruar nga të vegjël e të mëdhenj që shijonin ajrin e pastër dhe qetësinë që ofron deti në këtë periudhë të vitit. Disa zgjodhën shëtitjet e gjata, ndërsa të tjerë u ndalën për të shijuar rrezet e diellit dhe panoramën.
Sipas vizitorëve, Shëngjini mbetet një nga destinacionet më të dashura për të kaluar fundjavën, veçanërisht në ditët me mot të mire.
Ndërkohë, autoritetet vendore po vijojnë punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, në prag të sezonit turistik, për ta bërë bregdetin sa më mikpritës për vizitorët, ndërsa një pjesë e bizneseve në zonë kanë nisur gradualisht aktivitetin.
/rtsh.al/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...