Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje sot shtetasve amerikanë që të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara.
“Qëndroni të informuar. Qëndroni të lidhur. Qëndroni të sigurt. Shtetasit amerikanë duhet të regjistrohen në Smart Traveler Enrollment Program në step.state.gov për të marrë përditësime dhe njoftime sigurie direkt nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara”, njoftoi ambasada amerikane.
Smart Traveler Enrollment Program (STEP) është një shërbim falas që u lejon qytetarëve dhe shtetasve amerikanë të regjistrojnë udhëtimin e tyre jashtë vendit, në mënyrë që Departamenti i Shtetit të mund t’i kontaktojë me saktësi dhe shpejtësi në rast emergjence.
Përmes STEP, shtetasit amerikane mund të marrin përditësime në lidhje me shëndetin, motin, sigurinë dhe mbrojtjen për destinacionin e tyre.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022