Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës

22:21 | 7 Mars 2026
Q L

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka shpëtuar një turiste italiane në zonën e Brezovicës pasi ajo nuk mund të lëvizte si pasojë e një lëndimi.

“Më datë 07.03.2026, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK) ka pranuar një thirrje lidhur me një aksident në zonën e Brezovicës, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Një grup turistësh italianë po skijonin në zonën ndërmjet Majës së Gurit të Zi dhe Majës së Liqenit, ku ka ndodhur aksidenti. Ski-bjeshkatarja kishte pësuar frakturë në këmbë duke i pamëndësuar çdo lloj lëvizje nga vendaksidenti”, thuhet në njoftim.

ShKShMK ka zhvilluar operacionin me dy ekipe që kanë zhvilluar operacionin nga qendra skitare e Brezovicës, ekipi i parë ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e parë dhe ka bërë imobilizimin e të aksidentuarës.

“Ekipi i dytë është bashkuar me pajisje kolektive për evakuimin e të aksidentuarës nga itinerari i njejtë. Duke qenë zonë e izoluar dhe brenda territorit të RMV , është vendosur që evakuimi të bëhet me helikopter në bashkëpunim me autoritetet Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë zhvillimit të operacionit, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka qenë në kordinim me:Ambasadën e Italisë në Kosovë, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim – AICS Tirana AICS Tirana, Ambasadën e Italisë në Maqedoninë e Veriut. Operacioni është mbështetur gjithashtu nga menaxhmenti i Qendrës së Skijimit në Brezovicë (AKP). I gjithë operacioni u realizua me sukses”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale