Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kroacisë me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2027.
Pas fitores bindëse që kishin arritur në shtëpi ndaj Gjibraltarit, futbollistet e Kosovës kanë vazhduar me paraqitje të mira edhe në këtë ndeshje kundër Kroacisë, që konsiderohej favorite e grupit.
Heroina e ndeshjes ka qenë Modesta Uka, e cila ka realizuar golin e vetëm të takimit dhe i ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme për Kosovën.
Me këtë fitore, Kosova e mbyll muajin mars me gjashtë pikë, duke kryesuar renditjen në Grupin 2 të Ligës C.
Pas ndeshjes, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar futbollistet dhe stafin teknik për paraqitjen dhe rezultatin.
“Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për këtë paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë fitore shumë të rëndësishme drejt objektivit për kalim në Ligën B. Ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme. Forca Kosovë!”, ka thënë Ademi.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?