Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u kërkoi falje vendeve fqinje të Gjirit në një fjalim, duke deklaruar se Teherani do të ndalonte sulmet ndaj fqinjëve të tij nëse nuk sulmohet më parë nga ato vende.
“Unë personalisht u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani,” tha Pezeshkian në një transmetim të televizionit shtetëror. “Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë vendet fqinje. Ata janë vëllezërit tanë.”
Ai shtoi se këshilli udhëheqës prej tre anëtarësh, që qeveris përkohësisht Iranin, ka urdhëruar forcat e armatosura që të mos kryejnë sulme ndaj fqinjëve, përveç nëse sulmet vijnë fillimisht nga ato vende. Presidenti paralajmëroi gjithashtu vendet e Gjirit të mos bëhen “lodër në duart e imperializmit”.
Deklarata e Pezeshkian vjen pas një jave bombardimesh iraniane ndaj fqinjëve të Gjirit, që kanë çuar në mbylljen e hapësirës ajrore rajonale dhe një fluks udhëtarësh që përpiqen të largohen nga Lindja e Mesme.
Megjithatë, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur “një valë të gjerë sulmesh” ndaj infrastrukturës në Teheran dhe Isfahan, ku ndodhen objekte të rëndësishme për programin bërthamor të Iranit. Arabia Saudite, Katari, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me sulme të reja me dronë dhe raketa të shtunën, pavarësisht fjalës së presidentit iranian.
Ushtria iraniane deklaroi gjithashtu se kishte lëshuar raketa dhe dronë kundër objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe Katar.
Ky fjalim i Pezeshkian pason tensionet ndërkombëtare, një ditë pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se nuk do të negociojë me Teheranin pa “dorëzimin e pakushtëzuar” të qeverisë iraniane. Presidenti Pezeshkian tha se Irani nuk do të dorëzohet kurrë.
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...