
Screenshot
Behgjet Pacolli ka ndarë një mesazh reflektues në rrjetet sociale pak çaste para iftarit, duke theksuar rëndësinë e Ramazanit si kohë për reflektim dhe kujtim të këshillave të të parëve.
Në statusin e tij, Pacolli shkruan se Ramazani është një periudhë kur njeriu ndalet dhe mendon më thellë për jetën dhe vlerat, shkruan Arbresh.info.
“Pak çaste qetësie para iftarit. Ramazani është koha kur njeriu ndalet, reflekton dhe kujton këshillat e të parëve,” ka shkruar Pacolli.
Ai ka kujtuar edhe një këshillë që thotë se e merrte shpesh nga gjyshi i tij, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit në të drejtën edhe në kohë sfidash.
“Gjyshi më thoshte shpesh: ‘Rri me të mirën dhe mos u largo nga e drejta, sado sprova të vijnë.’ Sot e kuptoj edhe më shumë peshën e këtyre fjalëve,” ka thënë ai.
Pacolli shton se, sipas tij, durimi dhe e vërteta gjithmonë e gjejnë rrugën e tyre.
“Durimi dhe e vërteta gjithmonë e gjejnë rrugën e tyre. Iftar të pranuar,” ka përfunduar ai mesazhin e tij./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër