Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se po shqyrtohet gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai ka thënë se që nga dita e parë e marrjes së detyrës kanë nisur shqyrtimin e detajuar të gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe të ecurisë së projekteve në zhvillim.
“Bashkë me profesionistët e fushës, përmes analizave teknike, inspektimeve në terren dhe konsultimeve me administratën, fillimisht kemi evidentuar pikat ku nevoja për ndërhyrje emergjente është e domosdoshme”, ka shkruar Basha në Facebook.
“Situata më e ndjeshme paraqitet në rrugën e fshatit Carralevë të Komunës së Shtimes, si dhe në aksin Klinë–Gurakoc (segmenti në Krushevë) dhe në segmentin Zhur–Dragash, ku rrëshqitjet e dheut kanë cenuar trupin e rrugës dhe ku gjendja e tyre paraqet rrezik të lartë për qytetarët që i frekuentojnë këto akse”.
Ministri tutje thotë se për zonën e Carralevës projekti i rehabilitimit është i gatshëm dhe tani, pas dekretimit të Ligjit për Buxhetin, i ka kërkuar administratës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të proceduar sa më shpejt me procesin e sigurimit të rehabilitimit emergjent, si dhe njëkohësisht të zhvillojë planin për rehabilitim afatgjatë.
“Në anën tjetër, meqenëse për segmentet e dëmtuara në Klinë–Gurakoc (segmenti Krushevë) dhe atë në aksin Zhur–Dragash projektet e rehabilitimit nuk janë të gatshme, kam kërkuar që fillimisht të përgatiten sa më parë planet inxhinierike për sanim emergjent, e pastaj të procedohet me rehabilitimin e tyre sa më shpejt që e lejojnë procedurat”, ka theksuar ai.
Po ashtu ai ka falënderuar administratën për bashkëpunimin dhe angazhimin profesional në këtë fazë të rëndësishme. “Pres që, me koordinim të plotë institucional dhe respektim rigoroz të afateve procedurale, të veprojmë me përgjegjësi dhe efikasitet maksimal në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, ka përfunduar Basha.
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...
Haxhiu mbështet Osmanin: Presidenti të zgjidhet nga populli
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, merren disa vendime
Maqedonci: Ëndrra e Adem Jasharit për shtet dhe ushtri, ësht...
Bora rinovon kontratën me trajnerin Zoran Kašćelan