Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka thënë se tashmë është e qartë se lideri i VV’së Albin Kurti, ‘’nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total’’.
Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se Kurti po e shtyn vendin drejt ‘’një krize të re politike’’, dhe se, kryetari i partisë në pushtet ka zgjedhur krizën dhe përplasjen.
Postimi i plotë:
Tashmë është e qartë: Albin Kurti nuk kërkon zgjidhje, por pushtet total.
Në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për maturi, unitet dhe përgjegjësi shtetërore, ai me vetëdije po e shtyn vendin drejt një krize të re politike. Jo sepse nuk kishte rrugëdalje. Përkundrazi, zgjidhja ishte aty. Mundësia për marrëveshje dhe për zgjedhjen e presidentit ekzistonte.
Por Kurti zgjodhi krizën. Zgjodhi përplasjen. Zgjodhi interesin e tij politik mbi interesin e shtetit.
Kosova dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë këtë ndëshkim që po ua imponon ai.
Institucionet e shtetit nuk janë pronë e askujt, e aq më pak e një njeriu që e sheh pushtetin si qëllim në vetvete.
Kosova është më e madhe se ambicia e kujtdo.
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...