Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk ka ende kandidat për president pa një marrëveshje politike.
“Nëse nuk kemi pasur marrëveshje politike, s’ka as kandidatë. Kandidati për president bëhet me konsensus, kështu ka qenë historia politike e Kosovës. S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte as vullnet për konsensus”, tha Abdixhiku.
I pyetur nëse LDK do të mbështesë presidenten aktuale Vjosa Osmanin, ai tha se nuk kanë qëndrime refuzuese ndaj askujt.
“Neve nuk na është propozuar asnëj emër për t’i kërkuar votat tona, në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj zonjës Osmani”, deklaroi Abdixhiku.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale