Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.
Sipas mediave vendase, reagimi vjen pas një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë bisedës, Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me lidershipin dhe popullin e Emirateve.
“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me lidershipin dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Siguria në Gjirin Persik nuk është një shqetësim lokal, është një imperativ global”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.
/rtsh.al/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale