Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe informoi sot mbi situatën në 48 orët e fundit në Izrael, ndërsa konfirmoi se “asnjë shqiptar nuk është i prekur, por ndodhen të sigurt, të strehuar në vendstrehime”.
Në një intervistë televizive, Kumbe u shpreh se situata ka qenë e tensionuar për shkak të sulmeve të shpeshta ajrore që Irani ka kryer si kundërpërgjigje pas vrasjes së liderit suprem, Ali Khamenei.
Kumbe theksoi se deri më tani 12 shqiptarë në Izrael kanë kërkuar asistencën e ambasadës, ndërsa shtoi se në vend jetojnë shumë më tepër shtetas shqiptarë, të cilët janë në gjendje të mirë.
“Situata në 48 orët e fundit ka qenë e tensionuar në Izrael, ku ka pasur sulme të shpeshta ajrore. Sot ka më pak sulme, por ato kanë qenë më të fuqishme. Deri tani ka pasur viktima, por nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur, të cilët ndodhen të sigurt dhe të strehuar në dhomat e sigurisë, sipas rregullave të raportuara. Shqiptarët në Izrael që kanë kërkuar asistencën tonë janë 12 deri tani. Ndërkohë, në Izrael jetojnë shumë më shumë shqiptarë dhe të gjithë janë shumë mirë”, tha ambasadorja.
Ajo sqaroi se objektiv i sulmeve ka qenë i gjithë territori i Izraelit, përfshirë edhe zonat civile.
“Target ka qenë i gjithë Izraeli, përfshirë edhe vetë civilët. Banorët janë të organizuar pranë banesave, ku çdo godinë ka vendstrehime nën tokë, dhe bashkia ka gjithashtu vendstrehime të mëdha, struktura më të organizuara, ku të gjithë qytetarët që nuk kanë një vendstrehim i drejtohen pikërisht këtyre strukturave të bashkisë. Ato janë të shumta. Qytetarët tanë kanë akses të menjëhershëm në dhomat e sigurisë private në banesat ku janë akomoduar”, tha ajo.
Ambasada shqiptare në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe është e gatshme të ofrojë asistencë për çdo rast emergjent.
“Kemi kontaktet e secilit prej qytetarëve shqiptarë dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për çdo rast dhe njoftim që duhet bërë”, tha ambasadorja.
MPJD: Mbi 960 kosovarë në Lindje të Mesme, të gjithë në gjen...
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet...
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë