Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim dënues ndaj Denis Bytyqit dhe Enis Bitiqit, të akuzuar për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Sipas aktgjykimit, të pandehurit kishin bërë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad përmes rrjeteve sociale Facebook dhe TikTok.
Vendimi u shpall sot nga trupi gjykues i kryesuar nga Violeta Namani-Hajra, me anëtarë Lutfi Shala dhe Kushtrim Shyti. Denis Bytyqi u dënua me dy vjet burgim, ndërsa Enis Bitiqi me një vit burgim për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjykata vendosi t’i ndërpresë Denis Bytyqit masën e paraburgimit, duke vlerësuar se kanë pushuar arsyet për vazhdimin e saj.
Po ashtu, u urdhërua konfiskimi i telefonave që janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar. Të akuzuarit nuk ishin të pranishëm në shpalljen e vendimit.
Ndryshe, ata ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare më 9 tetor 2025.
Aktakuza ishte ngritur më 23 shtator 2025 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila i ngarkon të pandehurit se kanë nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare dhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare.
Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situatë e tensionuar, 12 sh...
Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e Epopesë së...
Haxhiu për zgjedhjen e presidentit: Duhet diskutime, jo barr...
Ambasada e Kosovës në Riad: Arabia Saudite kërkon lista për ...
Osmani falënderon qytetarët për mbështetjen
Mbrojtja e Thaçit në Hagë: Dëshmitarët e kanë bërë vetë publ...