“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Thaçit, Haga pretendon se ai dirigjoi dëshmitarët nga burgu

13:34 | 27 Shkurt 2026
Q L

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka shfaqur prova të reja, përfshirë nëntë audio-incizime sekrete dhe të dhëna nga printeri që Thaçi përdorte në burg, për të dëshmuar pretendimet se ai ka dirigjuar dëshmitë nga Haga.

Sipas prokurorit Joshua Hafetz, dëshmitë kundër pesë të akuzuarve janë të shumta. Ato përfshijnë thirrje telefonike dhe një ekspertizë që vërteton se dokumentet e gjetura në Kosovë ishin printuar direkt nga pajisja që Thaçi kishte në dispozicion në qendrën e paraburgimit.

Në njërën nga bisedat e përgjuara të 2 korrikut 2023, Thaçi dëgjohet duke udhëzuar Fazliun që t’i thotë “Remit” të jetë sa më i shkurtër në përgjigje.

“Thuaj shkurt: po, jo. Mos filozofo”, dëgjohet të thotë Thaçi, duke shtuar se dëshmia nuk duhet të zgjasë 12 orë, pasi sipas tij, “12 orë pa rrëshqitur diku nuk e lë”.

ZPS ka prezantuar edhe mesazhe që Mustafa dhe Fazliu kishin këmbyer mes vete menjëherë pas kthimit të këtij të fundit nga Haga në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme