Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik

20:58 | 25 Shkurt 2026
R J

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas një hetimi disa mujor, janë ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet M.M dhe Z.J. për dyshimin e kryerjes së mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtës së rreme.

Në njoftim bëhet e ditur se ky hetim lidhet me një pronë në Veternik me sipërfaqe 56 ari, ndërsa nga dyshuarit janë sekuestruar veturë, para, dokumente dhe telefona celularë.

“Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra në këtë çështje, nga personat e dyshuar janë sekuestruar këto prova materiale: një (1) veturë në vlerë prej 50,000 deri në 60,000 euro; para në shumën prej 20,000.00 (njëzet mijë) euro; dokumente të ndryshme pronësore, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara; si dhe katër (4) telefona celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në procedurën e mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme