I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit L.P, i cili kishte kërcënuar zyrtarët policor në Gjakovë, me granatë dore me siguresë të hequr.
Gjykata Themelorë në Gjakovë thotë se kanë aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; kanosje, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 25 janar 2026 në Gjakovë, i pandehuri L.P., pasi u ndalua nga zyrtarët policorë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, refuzoi t’u japë dokumentet, i ofendoi dhe i kanosi me jetë; gjatë tentativës për arrestim ai shfaqi rezistencë, nxori një armë zjarri dhe më pas një granatë dore me siguresë të hequr, duke i drejtuar në drejtim të zyrtarëve dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast u shkaktoi frikë dhe pasiguri serioze, i njëjti u dorëzua më 23 shkurt 2026”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë bastisjes në lokalin e tij u gjetën dhe sekuestruan pajisje për përgatitje të narkotikëve dhe rreth 2 gram substancë e dyshuar për marihuanë. “Me çka dyshohet se ka kryer veprat penale të kanosjes, mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Gjakovë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Driton Sadiku, pas mbajtjes s seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
“Me këtë vendim, i pandehurit L.P., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 23 shkurt 2026 deri më 25 mars 2026. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thotë Themelorja në Gjakovë./Arbresh.info
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...
Finalja po afron, vjen mbështetja nga Turqia, Demet Ozdemir ...
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasa...