Liga e Kampionëve rikthehet sonte me katër përballje vendimtare të fazës së dytë në play-offin e këtij kompeticioni.
Atletico Madrid e pret në shtëpi Club Bruggen me fillim nga ora 18:45, sfidë kjo që nis fazën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3-3.
Ndërkohë në mbrëmje, Interi kërkon përmbysjen e madhe ndaj Bodo/Glimtit, i cili ndeshjen e parë e mposhti 3-1.
Përballje tjetër është ajo mes Bayer Leverkusenit dhe Olympiacosit. Gjermanët janë me një këmbë në fazën tjetër dhe vetëm një mrekulli mund të ndodh dhe ata të mos kalojnë tutje.
‘Aspirinat’ fituan ndeshjen e parë 2-0.
Sfida e tjetër është ajo mes Newcastle dhe Qarabagu. Këtë takim e fituan anglezët 6-1.
Këto përballje luhen me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...